Drejtori i ri i Burgjeve, kërcënimi nga Saimir Tahiri pasi i arrestoi...

Drejtori i ri i Burgjeve, kërcënimi nga Saimir Tahiri pasi i arrestoi babanë

86
0
Shares

Drejtori i ri i Burgjeve, i emëruar sot, Arjan Hoxha, ka qenë në komisionin hetimor parlamentar për lëvizjet në Policinë e Shtetit në periudhën shtator 2013 – janar 2014. Ai ka dëshmuar në datën 9 prill 2014 me cilësinë e ish-shefit të Sektorit të Krimit ekonomik në Policinë e Tiranës.
I njohur ndryshe dhe si personi që hetoi dhe arrestoi babanë e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Hoxha ka pohuar aso kohe para komisionit se të gjithë ata që morën pjesë në këtë çështje janë pushuar nga puna.
Ai ka deklaruar se gjatë asaj kohe, kur Tahiri kishte shkuar në polici që të interesohej për të atin, i kishte thënë para kolegëve të vet se po të fitonte zgjedhjet e majta, atëherë ai do ta pësonte.
“Tahiri më tha para kolegëve në atë kohë: ‘Lut Zotin të mos i fitojmë ne zgjedhjet, se do ta shihni çfarë do t’ju bëjmë’”, tha Hoxha para komisionit.
Pas marrjes së pushtetit nga Partia Socialiste në vitin 2013, Saimir Tahiri “e mbajti fjalën” dhe Arjan Hoxha u shkarkua nga detyra, vendim që e cilësoi si hakmarrje personale të ish-ministrit të Brendshëm. “Për operacionin ku u arrestua babai i ministrit janë liruar katër persona, ndërsa janë transferuar në detyra të tjera efektive të tjerë të njësisë së antikrimit ekonomik që drejtoja unë. Pra, në total 8 efektive të njësisë ku unë punoja kanë pësuar lirime dhe transferime si rezultat i arrestimit të ligjshëm të babait të ministrit, për kontrabande ilaçesh”, është shprehur Hoxha gjatë marrjes në pyetje për këtë çështje nga komisioni hetimor parlamentar i ngritur me kërkesë të opozitës për lëvizjet në Policinë e Shtetit.
“Veprimet e mija në arrestimin e Bashkim Tahiri kanë qenë tërësisht ligjore. Të ligjshëm arrestimin e Bashkim Tahirit e ka vlerësuar dhe Gjykata e Tiranës”, sqaroi aso kohe Hoxha.
Sipas tij, lirimi nga detyra dhe vartësve të tij nuk kishin asnjë bazë ligjore. “Lirimin e konsideroj si hakmarrje personale dhe politike”, u shpreh ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY