Dalin detajet e para të vrasësit në Vlorë, kamerat e kanë fiksuar

Dalin detajet e para të vrasësit në Vlorë, kamerat e kanë fiksuar

63
0
Shares

Kamerat e lokalit te “Hotel Vlora” kanë fiksuar momentin vrasjes së Erven Hysenit dhe Roland Saliut. Një person rreth 35 vjeç, me automatik në dorë afrohet pranë tavolinës ku ndodhej Hyseni dhe qëllon me breshëri. Autori i pamaskuar me veshje sportive dhe një kapele mbi kokë largohet me shpejtësi duke përfituar nga rrëmuja që ndodh në ato çaste.

Saliu dhe Hyseni rezultonin të ulur në tavolina të ndryshme, sic shihet në kamerat e Hotel Vlorës.

Policia e Vlorës ka shoqëruar në komisariat 15 persona, të dyshuar që mund të kenë dijeni ose lidhje me vrasjen e drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Roland Saliu dhe pronarit të televizionit Erven Hyseni.

Gjithashtu, ka filluar dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve që ishin të pranishëm në vendngjarje në çastin e atentatit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY