Tiranë, transmetonin ndeshje në mënyrë pirate, një në pranga dy në kërkim

Tiranë, transmetonin ndeshje në mënyrë pirate, një në pranga dy në kërkim

88
0
Shares

Seksioni për Krimin Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Pirateri”, ku si rezultat u  bë  arrestimi në flagrancë i
Lorenc Teranaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafik narkotikësh”.
Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë…
– E. Th., 48 vjeç, banues në Tiranë,
– A. C., 40 vjeç, banues në Tiranë,

Nga kontrollet e ushtruara në ambientet e përdorura për lojëra fatesh, nga shtetasit e sipërpërmendur, janë konstatuar edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Në ambientet në përdorim të shtetasit Lorenc Teranaj, janë gjetur:
– 6 aparatura elektronike lojërash fati
– 5 aparate transmetues Dream Box (shërbejnë për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë pirate)
– 1 tavolinë pokeri

Në ambientet në përdorim të shtetasve E. Th. dhe A. C., janë gjetur:
– 10 aparate transmetues Dream Box (shërbejnë për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë pirate)

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale, “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, parashikuar nga Nenet 180, 197 dhe 198 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY