“Rent a Car”, për cfarë i duheshin këtij 43 vjecari 22 makina,...

“Rent a Car”, për cfarë i duheshin këtij 43 vjecari 22 makina, policia e di…

73
0
Shares

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Rent a Car”, ku u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

– A. B., 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar tre herë më parë për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

– P. C., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale.

Duke u nisur nga kallzimi i shtetasit O. Xh., përfaqësues i një kompanie për dhënien e automjeteve me qera, ku shtetasi A. B., kishte marrë 5 automjete me qera dhe nuk i kishte kthyer më ato.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik, kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore, se shtetasi A. B., merrte automjete me qera në kompani të ndryshme dhe më pas i shiste ato me çmim më të lirë se ai i tregut në persona të tretë ose i linte në individë të ndryshëm me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare (peng).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi P. C., jepte shuma të ndryshme monetare me qëllim përfitimi, ku shtetasve të cilët i kërkonin shumat monetare, për garanci u mbante automjetet apo sende të tjera me vlera të larta monetare.

Në garazh dhe në pjesën e oborrit të banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 automjete, ku 3 prej tyre janë automjete të marra me qera nga shtetasi A. B., pranë një shoqërie për dhënie mjetesh me qera.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

7 automjete të markës “Audi”

5 automjete të markës “Mercedes Benz”

2 automjete të markës “Ford”

2 automjete të markës “Volksëagen”

2 automjete të markës “Peugeot”

1 automjet i markës “Land Rover”

1 automjet i markës “BMW”

1 automjet i markës “Fiat”

1 automjet i markës “Porsche”

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A. B. dhe për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga Neni 180 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit P. C.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY