IframeIsh-Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë disa leksione mbi dashurinë dhe xhelozinë deputetit të LIBRA-s Ben Blushi gjatë seancës së mbrëmshme parlamentare.
“Jam mjek dhe nuk mund të shkëputem nga mjekësia dhe psikologjia, ju e keni nga xhelozia dhe xhelozia lind nga dashuria. Këshilla ime medikale për ty është kjo, se më përmallove kur lexove Nolin, se ka filluar të duket vetja edhe Fan Nol. Mos harro asnjëherë se është e vërtetë se dashuria lind xhelozi por xhelozia shkatërron dashurinë se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole”, tha Berisha.
Fjala e shkurtër e Berishës është ndjekur me duartrokitje nga deputetet socialiste, gjë që ndodh për herë të parë në këto 27 vite pluralizëm.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/