Drejtori i Cirkut Kombëtar zhvat 550 euro, që 5 persona të performojnë...

Drejtori i Cirkut Kombëtar zhvat 550 euro, që 5 persona të performojnë në Durrës

82
0
Shares

Një qytetar i drejtohet një akrobati të Cirkut Kombëtar për t’i kërkuar pjesëmarrjen në një aktivitet privat. Por punonjësi i Cirkut i thotë se këtë punë duhet ta bëjnë bashkë, pasi Drejtori i merr paratë për vete, ose u jep një pjesë shumë të vogël.

Më pas, qytetari i drejtohet Drejtorit Kujtim Dumi, i cili ofron gjithë arsenalin e Cirkut për 700 mijë lekë të vjetra. Pasi i jep 500 euro, Drejtori e pyet edhe për kursin e këmbimit dhe i merr edhe 50 euro të tjetra. Gjithçka në këmbim të pjesëve të punonjësve të Cirkut, në një eveniment privat.

Qytetari dëshiron të organizojë një event privat dhe për ta bërë më të veçantë do të përfshijë trupën e Cirkut Kombëtar, ndaj komunikon me një prej tyre.

Qytetari – Dëgjo! Unë kam ditëlindjen e gocës, e kam më datë 14, muajin që vjen. Tani unë po mendoj të gjej një grup nga ju, që të bëjë shumë gjëra, që të organizojë të merret me fëmijët. Ju e dini shumë mirë se si mund ta bëni.

Zakonisht me pagesen si jeni? Sa paguheni?

Akrobati – Ne marrim, kur e kemi shfaqjen vetë, domethënë se kur vjen ndonjë person tjetër më i madh, ai, e infiltron një çikë lekun.

Qytetari – Po ku? Si përshembull? Si? Keni dhe sekser?

Akrobati – Po pra, se po flasim kështu. Është ai…, ka Drejtori i Cirkut ose ndonjë mik i atij dhe bëjnë një çikë ulje ose nuk të japin fare. Shkojmë kështu si Cirku Kombëtar, japim shfaqje si të cirkut kombëtar.

Qytetari – A.., e marr vesh. Mund dhe të jetë dhe ky varianti, që shkon e pi kafe me Drejtorin dhe Drejtori t’i sjell pa lekë pastaj.

Akrobati – Jo, po ashtu është, zakonisht.

Qytetari – Atëherë, unë s’dua ta bëj kështu. Unë dua ta bëj me ju.

Akrobati – Interesi im është ta bësh me mua. N.q.s. do Drejtorin, ika unë atëherë.

Qytetari – Dëgjo atëherë! Sa shkojnë pagat zakonisht?

Akrobati – Jemi të detyruar me ul një çikë pazarin që të bëhemi më popullorë. Është rreth 100 mijë lekë (të vjetra), që marr unë dhe katër veta të tjerë.

Pas “pazarit” me akrobatin, qytetari i Drejtohet Cirkut Kombëtar për të komunikuar me Drejtorin e saj, Kujtim Dumin.

Qytetari – Me kë mund të bisedoj me dashtë me ba një organizim? Me Drejtorin?

Roja – Me Drejtorin.

Qytetari – N.q.s. ka ndonjë numër telefoni?

Roja – Ti do ndonjë grup apo do ndonjë person?

Qytetari – Grup, grup. Të pres këtu apo të vij lart?

Roja – Jo! Prit këtu!

Roja – Çuno, urdhno! Ky është Drejtori.

Qytetari – Faleminderit!

Qytetari – Ç’kemi? Si dukeni?

Drejtori – Mirë! Ç’kemi?

Qytetari – Po bëjmë hapjen e një lokali në Durrës. Tip party, shkuma party.

Drejtori – Në Durrës, në qytet?

Qytetari – Tek Iliria. E ka pas dikush tjetër, tashi e kam marrë unë. Me thënë të drejtën, unë shkova më përpara.

Drejtori -Si?

Qytetari – Edhe tek këto që organizojnë.

Drejtori -Si e ka emrin lokali?

Qytetari – Sebastian.

Drejtori – Sebastian.

Qytetari -Po! Edhe desha me bo si tip shfaqje, se një ditë do bëj shfaqjen dhe pastaj pjesën tjetër unë s…

Drejtori – Edhe do që të pranishmit t’i argëtosh një çikë. Do e bësh në mbrëmje? Gjatë ditës?

Qytetari – Gjatë ditës, domethënë ora e mbasdites.

Drejtori – Diku nga mbrëmja?

Qytetari – E…, diçka e tillë.

Drejtori – Sa të bjerë dielli domethënë?

Qytetari – Sa të jetë edhe pak…

Drejtori – Kështu, foni do kesh patjetër tënden?

Qytetari – Po, dixhej normale.

Drejtori – Ndonjë çikë ndriçim ke fut? Apo s’ka nevojë?

Qytetari – S’ka nevojë.

Drejtori – Ndriçim ambienti.

Qytetari – Ndriçim ambienti, normal.

Drejtori – Tashi jashtë do ta bësh, besoj?

Qytetari – Jashtë, jashtë.

Drejtori – Mirë. Çfarë mund të ofroj unë? Unë kam për këto raste: gjërat që kanë efekt janë…

Qytetari – Kam edhe fëmijë, po normalisht se do jetë diçka familjare edhe klloun.

Drejtori – Pra, një diçka që di me bo humor dhe me i fut fëmijët në lojë.

Qytetari – Që t’i angazhojë, diçka e tillë.

Drejtori – Elementi flakë është shumë tërheqës dhe i bukur se është jashtë. Ëë… tashi ça kam unë që të hap edhe ty çikë horizontin. Unë kam xhongler, unë kam akrobat. Unë kam xhongler, me flakë kuptohet. Kam ekuilibristë, kam klloun. Po unë nuk jam për kllounin klasik, jam për kllounin më modern që ka veshje me ngjyra edhe i bën fëmijët pjesë të lojës.

Qytetari – Normalisht se ajo funksionon.

Drejtori – Nuk e di cfarë preferon ti, kam këmbëgjatin.

Qytetari – Ok! Unë du katër – pesë gjëra.

Drejtori – Sa minutazh do? Katër – pesë gjëra do të thotë rreth 20 minuta, 30 maksimumi.

Qytetari – Ndoshta, herë pas here ndoshta.

Drejtori – Ti do me i lënë në bllok apo do me i fut herë pas here, të alternume?

Qytetari – Të alternume.

Drejtori – Program tjetër ke përveç nesh?

Qytetari – Dixhejin, kaq!

Drejtori – Nuk ke. Pra do me lënë dixhejin një numër, dixheji, numër.

Qytetari – Po!

Drejtori – E sa mund të shkojë kjo, nga ora 19:00 po themi?

Qytetari – Po! Diçka tre orë maksimumi, mund të jetë intervali komplet i kësaj, që është… të ftuarit.

Drejtori – Deri në orën 22:00 ë?

Qytetari – Po!

Drejtori – Po, ku je? Ku e ke fuqinë? Se varet edhe nga numri i njerëzve, pagesat që do bësh. Nuk e di çfarë të kanë kërkuar ty? Me çfarë e ke? Me këngëtarë? Me…?

Qytetari – Unë pyeta faktikisht një shok që merret me organizimin e këtyre, më tha për dy mijë euro, diçka e tillë.

Drejtori – Jo! Nuk do rrafim aq larg, jo. Ne duam ta prekim tregun dhe ta kemi në vazhdimësi. Nuk du me ardh një herë tek, dy dhe mos me ardh herën e dytë.

Drejtori – Në çdo rast, varet tani…, më lër kohë që të konceptoj një cikë numrin e njerëzve, që të bëj diçka që të ketë duk…

Qytetari – Ok!

Drejtori – Në çdo rast, unë nuk besoj se kjo punë nuk do shkojë më shumë se tek 700 mijë lekshi (të vjetra), që ta dish.

Qytetari – E kuptoj. Bëhet fjalë për të enjten ë?

Drejtori – Të enjten ë?

Qytetari – Po!

Drejtori – Këtë të enjte? Ti e ke në 25 ë?

Qytetari – Në 25.

Drejtori – Nuk kemi përplasje.

Qytetari – Është e lirë?

Drejtori – E lirë është, e lirë. 24-ën e kam të zënë, 27-ën po ashtu.

Qytetari – Ka fillu kjo kultura e organizimit kështu.

Drejtori – Po! Mirë, mirë. Sot kam një grup tek Top Channel, janë tek finalja e “The Voice”. Në datë 22 janë, bëhet inagurim tek filiali i benzit këtu në autostradë, tek Auto Star Albania.

Qytetari – Tek Kastrati?

Drejtori – Tek Kastrati. Kam katër vajza. Nesër do shkoj të montoj me katër fjongo të bukura.

Qytetari – Shumë bukur.

Drejtori – Është bukur. Të enjten, datë 25. Mirë.

Qytetari – Ti mendon se mund të shkojë e gjitha kjo tek pagesa 700 mijë lekë (të vjetra)?

Drejtori – Maksimumi, jo më lart.

Qytetari – Me një fjalë, katër-pesë gjëra. E lëmë kështu pra.

Drejtori – Unë do ta shkrusha dhe me shkrimin tat këtë.

Qytetari – Kaloji pak, po s’e pate bezdi. Po të jap 500 euro dhe pjesën tjetër…, se s’kisha.

Drejtori – Pesë.

Qytetari – I ke në rregull 500 euro? Me një fjalë, ta lej ty organizimin e kësaj pjese. N.q.s. ashtu, transportin mund, këtu në Tiranë, vij edhe unë.

Drejtori – Jo! S’ka nevojë…

Drejtori – Si me 500 euro, si jemi me kursin?

Qytetari – Atëherë n.q.s ngelet nanjë gjë tjetër, mund të merrem vesh me çunat ose kur të kaloj…

Drejtori – Kam idenë se ngelet diçka. Tek 700 000 nuk plotësohen.

Qytetari – Po e di, diçka e tillë. Ato n.q.s. ashtu…

Drejtori – Mos e vrit mendjen, mos e boshatis!

Qytetari – Na edhe këtë! Kaloje atje m.q.s. e ke. Edhe jemi në rregull.

Drejtori – Këtë t’ja u jap për karburant…

Qytetari – A bravo! Është e kryer.

Drejtori – Ti të rrish pa merak!

Qytetari – Jo, unë po lëviz.

Drejtori – Kjo punë do bëhet shumë mirë. Djem dhe vajza të pashëm edhe të talentum.

Qytetari – Është gjithçka e mbaruar.

Drejtori – Do të jenë një orë më përpara tek ty. Do vijnë një orë përpara. Një orë e gjys rrezik që të shofin vendin, të përshtaten, të bisedoni…

Qytetari – Të ambientohen.

Drejtori – Vetëm mendoje, fonia të ketë vend ku të fusim ose usb-në ose cd-në, që të fusim muzikat tona.

Qytetari – S’diskutohet. Mirë!

Drejtori – Ki mendjen në gjëra të tjera! Këtë quje të mbyllme. Mirupafshim!

Qytetari – Faleminderit shumë!

Nga kamera e fshehtë e emisionit “STOP” zbuluam se Drejtori i Cirkut Kombëtar, Kujtim Dumi paguhet 550 euro për 4 – 5 persona të trupës së Cirkut që do të performojnë në një lokal në Durrës. Por si do të ndahen këto para mes tij dhe këtyre personave? Atë e di ai! /tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY