Kreu i LSI Petrit Vasili është shprehur sonte në emisionin “Opinion” se është i gatshëm që të shkelet kodi zgjedhor dhe nëse dy partitë e mëdha PS dhe PD kanë dëshirë të bëjnë koalicion le ta bëjnë që tani, ka deklaruar Vasili.
“Meqë e kanë me kaq merak le ta bëjnë që tani koalicionin, ne nuk kemi asnjë merak, LSI nuk ka asnjë merak, LSI do të dal forcë e parë. Ta bëjnë hapur koalicionin, se po e bëjnë si një dashuri që bëhet prapa mureve”.
Kreu i LSI-se Petrit Vasili ka folur lidhur me marrëveshjen Ram-Basha, dhe nëse është goditur LSI nga ky pakt.
“Unë nuk kam komunikuar me Ramën për çështjen e marrëveshjes. Ka qenë një vullnet publik javë e javë më parë.
Gatishmëria jonë për zgjedhjen e krizës ka qenë e fortë. Secili ka bërë sakrifikuat e veta.
Raportet e mia me Ramën janë korrekte.
Me zotin Basha nuk kam asnjë lloj raporti.
Në tryezën e 17 majit ka pasur një qëndrim sinkron.
Keni punuar pas shpine Ramës?
Ne e kemi ndihmuar shumë atë, sepse nese opozita nuk hynte në zgjedhje do të ishte përgjegjësi kryesorë. Ne jemi të fituari e mëdhenj nga kjo marrëveshje”.opinion.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/