VIDEO/ Ja si e priti Dritan Demiraj propozimin për ministër i Brendshëm

VIDEO/ Ja si e priti Dritan Demiraj propozimin për ministër i Brendshëm

53
0
Shares

Dritan Demiraj, i propozuar nga kreu i PD Lulzim Basha, dhe i pranuar nga kryeministri Edi Rama, për të mbajtur deri në zgjedhjet e 25 qershorit, postin e ministrit të Brendshëm deri një ditë para propozimit vijonte aktivitetin e tij.
Postimi i tij i fundit në profilin e tij në FB, është kjo video, ku ai shfaqet në stërvitje e sipër në Kick Boxing me një studente.
Në video ai u bën ftesë të interesuarve të afrohen për trajnime profesionale.
Ai është liruar nga detyra rreth 3 vite më parë nga Ministrja e Brendshme Mimi Kodheli, pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Lirimi i tij erdhi pas një konflikti që pati me ministren e Mbrojtjes. Por, tani Demiraj e Kodheli do të jenë në të njëjtin kabinet qeveritar.
Në 18 dhjetor 2014, Demiraj, i cili mban dekoratën presidenciale “Nderi i Kombit” u lirua nga FA me firmën e ministres Kodheli për shkak se ishte “larguar pa leje jashtë shtetit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY