VIDEO & EMRA/ Arrestohen 5 kontrabandistë pajisjesh dhe lubrifikante makinash, në kërkim...

VIDEO & EMRA/ Arrestohen 5 kontrabandistë pajisjesh dhe lubrifikante makinash, në kërkim 2 të tjerë

76
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik, kanë finalizuar sot operacionin “Lubrifikanti”,
në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë…

– Ismail Gani , 49 vjeç, banues në Tiranë
– Ilir Naska, 32 vjeç, banues në Tiranë
– Erland Topalli, 40 vjeç, banues në Tiranë
– Arben Kolgjini, 48 vjeç, banues në Tiranë,
– Arbri Arapi, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim…

– G. G., 43 vjeç, banues në Fier
– A. G., banues në Tiranë.

Këta persona dyshohet se sillnin kontrabandë, pjesë këmbimi dhe lubrifikantë për automjete.
Në orët e para të datës 21. 05. 2017, në rrugën e Prushit, është konstatuar se nga një autobus, po nxirreshin disa kuti kartoni me vajra lubrifikantë dhe pjesë të ndryshme këmbimi për automjete, kuti të cilat po ngarkoheshin në një furgon  me drejtues Ilir Naska.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar…

– Autobusi që kishte transportuar mallrat kontrabandë, 
– automjeti furgon ku po ngarkoheshin mallrat kontrabandë, 
– 372 litra vaj lubrifikant automjeti me logon “Kastrol”,
– 480 litra vaji lubrifikant automjetesh me logon e markes PKWV Motor,
– 33 tuba presioni ujë dhe interkuleri,
– 20 gomina grushtesh për autovetura,
– 6 filtra të madhësive të ndryshme,
– një automjet i tipit Fiat,
– si dhe 6 celularë të markave të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik, po punojnë për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 174, 180, 186, 149/a dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY