Ledina Mandia votohet zëvendëskryeministre, votat që morën ministrat e Bashës

Ledina Mandia votohet zëvendëskryeministre, votat që morën ministrat e Bashës

105
0
Shares

Parlamenti miratoi pothuaj me një votë konsensuale ndryshimet në qeveri duke caktuar Ledina Mandinë zëvëndëskryeministren e parë femër me 119 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim.

Ndërkaq një numër të konsiderueshëm votash kanë marrë edhe emrat e tjerë të rinj të qeverisë si ministri i Brendshëm, 107 vota; ministri i Shëndetësisë, 118 vota; ministrja e Financës 118 vota; ministrja e Arsimit, 111 vota; ministrja e Punës 118 vota; dhe ministri i Drejtesise, 106 vota. Ne seance ishin 126 deputete.

Shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili ka marrë 10 vota kundër cfarë është shprehje e pakënaqësisë së deputetëve të LSI për marrëveshjen që preku edhe ministrat e saj.

Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me:

– Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave;

– Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore;

– Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve;

– Zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së.DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY