FOTO/Një shqiptare në majat e Himalajeve

FOTO/Një shqiptare në majat e Himalajeve

85
0
Shares

Të pushtosh Himalajat nuk është një aventurë që mund ta ndërmarrin të gjithë.

Duhet dëshirë, kurajo, guxim, forcë dhe përgatitje e madhe që të mund të pushtosh lartësinë prej 8.848 m e për të patur të gjithë botën në këmbët e tua.

Ata që e kanë realizuar këtë objektiv janë të paktë dhe këtu e ka shkruar emrin e saj edhe Uta Ibrahimi, për t’u bërë e para alpiniste shqiptare që arrin në majë të Himalajeve duke mposhtur Everestin.

Kushtet e këqija të motit e shtuan shkallën e vështirësisë për misionin e Utas, por në fund ajo ia doli mbanë dhe në orët e para të mëngjesit të së hënës mbërriti në majë, ku shpalosi flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

“Për të gjithë ju që më bëtë të dua nënën natyrë, që më dhatë dashuri e përqafime, guxim e besim për ekspeditat e mia të shumta në këto 6 vjet e më shumë, për ata që kanë besuar në ëndrrën time dhe më kanë bërë më të fortë drejt realizimit të saj”, shkruan plot entuziazëm Uta në profilin e saj në Facebook.

“Jeta është sfidë me veten, është mësimi im për këto 50 ditë të ngjitjeve të mia të vështira në lartësi të mëdha mbidetare, nëpër Himalaje”, vijon alpinistja.

Uta Ibrahimi tani pritet t’ia lërë stafetën dy alpinistëve të tjerë, Nazmi Hasanramaj dhe Arineta Mula, të cilët shpresojmë të përmbushin këtë mision të vështirë, sfidues, por edhe të bukur në të njëjtën kohë./ Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY