FOTO/ Vlorë, gjendet në Gjirin e Gramës skafi me flamur italian 9...

FOTO/ Vlorë, gjendet në Gjirin e Gramës skafi me flamur italian 9 metra i gjatë

63
0
Shares

Policia Kufitare në Vlorë, në vijim të kontrolleve për goditjen e rasteve kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ka sekuestruar një skaf italian.
skafi italian2Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare & Migracionit Vlorë, bënë të ditur se dje, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Njësinë Speciale Delta Force, gjatë kontrollit të territorit ujor dhe tokësor, konkretisht përgjatë vijës bregdetare Himarë-Gramë, kanë bërë të mundur konstatimin e një skafi me flamur italian (pa persona në bord) pranë vendit të quajtur “Gjiri i Gramës”.
skafi italian3Policia ka bërë bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit lundrues tip skaf, me gjatësi 9 m dhe me një motor “Mercruiser 502, me fuqi 500 kf.
Gjatë kontrollit të imtësishëm që i është ushtruar këtij mjeti nuk është konstatuar ndonjë send apo material i kundërligjshëm.
Vazhdojnë kontrollet dhe hetimet e mëtejshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve’, thuhet ne njoftimin e Policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY