NEGOCIATAT/ Flet Edi Rama: Marrëveshja një nga ato rastet kur një krizë...

NEGOCIATAT/ Flet Edi Rama: Marrëveshja një nga ato rastet kur një krizë kthehet në një fillim të ri

49
0
Shares

Në komunikimin e përjavshëm në Facebook kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje zërave qeë e kane kritikuar marrëveshjen mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha, si një bashkëqeverisje në kurriz te popullit.
“Gojët e mëdha s’kanë pushuar një sekondë duke hedhur baltë mbi marrëveshjen si një pazar bashkëqeverisje në kurriz të demokracisë, apo të partive të vogla të cilat vetëm garante të drejtësisë as kanë qenë ndonjëherë as mund të jenë dot për vetë peshën e tyre. Ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, për zgjedhje, për të siguruar një ‘fair play’ si asnjë herë më parë”, tha Rama.
Përmes “komunikimit javor” Rama tha se hendeku ishte i madh por në fund kriza u kthe në një fillim të ri. Ai tha se ministrat teknikë do jene kujdestarë të etikës zgjedhore
“Kjo javë solli atë që vetëm unë mbase nuk e besoja se mund të ndodhte. Kur them mbase unë ishte mbase instinkti që më jepte pakës shpresë, pasi hendeku ishte mjaft i madh kur laku thuajse ishte i shtrënguar në fyt. Por përmbajtja e kapitujve ishte ca më e ndryshme përmes interpretimeve. Por çfarë ka më shumë rëndësi është se kjo marrëveshja është një nga ato rastet kur një krizë kthehet në një fillim të ri. Edhe pa u bërë marrëveshja, qeveria me urdhër administrativ ishte angazhuar për të mos harxhuar asnjë para publike. Ministrat e rinj teknikë do jetë si kujdestarë të etikës zgjedhore dhe nuk do kenë presion ndaj punonjësve për të marrë votën. 25 qershor do kemi zgjedhje të lehtësuara”, tha Rama.
bashkëqeverisje në kurriz të demokracisë, apo të partive të vogla të cilat vetëm garante të drejtësisë as kanë qenë ndonjëherë as mund të jenë dot për vetë peshën e tyre. Ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, për zgjedhje, për të siguruar një “fair play” si asnjë herë më parë”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY