Marrëveshja në rrugë të mbarë, Rama në Bilisht me Kryebashkiakun e PD-së

Marrëveshja në rrugë të mbarë, Rama në Bilisht me Kryebashkiakun e PD-së

103
0
Shares

Gjatë turit të tij në Qarkun e Korçës, kryeministri Edi Rama vizitoi qendrën e Bashkisë Devoll, e cila ka nisur transformimin në sajë të projektit të rikualifikimit urban.
 “Pedonalja në qendër të qytetit shkon 500 metra linearë. Punët e mira nuk ka nevojë për komente. Unë ju kam falënderuar që në çeljen e projektit. Uroj që të kemi të tjera bashkëpunime. Populli i Devollit ka nevojë për më shumë mbështetje”, tha Bledion Nallbati, kryetari i Bashkisë së Devollit.
 “Patjetër, kjo është një pasqyrë e mirë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike. Do të vazhdojmë me sheshin dhe me pjesën tjetër, pastaj shohim për t’u futur më thellë se çfarë problemesh ka”, tha kryeministri Edi Rama.
Më tej, kryeministri u ndal edhe në Maliq për të inspektuar nga afër punimet për rindërtimin e Shkollës së Mesme të Bashkuar, Rrëmbec.
“Kemi bërë pothuajse ndërtim tërësor, e kemi prishur të gjithën dhe kemi ndërtuar shkollë të re”.
Pjesë e inspektimit ishin edhe disa segmentet rrugore në këtë qark.
“Janë rreth 8 km rrugë, në të cilën Bashkia e Maliqit, nëpërmjet qeverisë shqiptare, me një fond rreth 105 milionë lekë, bën të mundur asfaltimin e këtij segmenti që banorët në Terovë, në Rëmbec dhe Orman për 25 vite e kishin kërkuar, por normalisht nuk ua kishte bërë njeri”, tha Gëzim Topçiu, kryetari i Bashkisë së Maliqit.
Në fund, Rama u ndal te një kombinat i përpunimit të mishit në qytetin e Korçës.
“Teknologjia është italiane. Është bërë me një vëmendje të veçantë. Është punuar rreth një vit e gjysmë për projektin. Nga ana e standardeve janë totalisht sipas BE-së. Tani po punojmë edhe me një projekt të BERZH-it për menaxhimin e pjesës së therjeve”, tha Gëzim Topçiu, kryetari i Bashkisë së Maliqit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY