FOTO/ Spaç, antikomunistët përkujtojnë 44-vjetorin e revoltës

FOTO/ Spaç, antikomunistët përkujtojnë 44-vjetorin e revoltës

223
0
Shares

Sot antikomunistët e përndjekur politik shqiptar kremtuan në Spaç të Mirditës, 44-vjetorin e revoltës së Spaçit. Në bashkëpunim me Shoqatën Drejtësi dhe Paqe qindra ish-të burgosur politike dhe familjare të tyre morën pjese në ceremoninë përkujtimore te zhvilluar me këtë rast.
Hapja e aktivitetit, prezantim i traditës së ceremonisë përkujtimore, pritshmëritë për te ardhmen i takoi moderatorit të këtij aktivitetit, Luigj Mila i cili foli edhe për projektin Muzeumi “Burgu i Spaçit”,
Për revoltën e Spaçit dhe rëndësinë e saje foli edhe monsinjor Angelo Massafara i cili u lut edhe për martirët dhe krejt ish-të përndjekurit politike të Shqipërisë .
Për rëndësinë e Muzeumit te Burgut Spaçit për zhvillimin e zonës dhe politikat e pushtetit vendor në lidhje me këtë objekt foli përfaqësuesi i bashkisë Rrëshen, Gjergj Marku.
Për organizimin dhe qëllimin e revoltës së 21 Majit 1973 në Burgun e Spaçit; si dhe domethënien e saj historike dhe politike në emër të Shoqatës Shoqatë Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë foli ish-pjesëtari i kësaj revolte, i burgosuri politik Demir Pojani. Po në emër te Shoqatës antikomuniste të të përndjekurve ngritja simbolike e Flamurit nën ekzekutimin e Himnit Kombëtar e beri ish-pjesëtari tjetër i kësaj revolte Nuri Stepa.
Pjesë e këtij aktiviteti përkujtimor ishte edhe një program letraro-artistik, kushtuar viktimave të persekutimit komunist në Shqipëri. Interpretojnë nxënësit e shkollës së mesme “Pjetër Meshkalla” katër prej te cilëve mbanin mbi gjokset e tyre shirita kuqezi me emrat e katër martirëve të burgosur politikë antikomunistë të vrarë në këtë revolte.
Për organizimin e kësaj përkujtimore u kujdes drejtpërdrejtë edhe kreu i Shoqatë të Antikomunistëve të Përndjekur Politikë Nebil Çika.
spc

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY