Kukësi shpallet kampion i Superiores për herë të parë

Kukësi shpallet kampion i Superiores për herë të parë

56
0
Shares

Kukësi shpallet kampion i Kategorisë Superiore për sezonin 2016-2017 duke fituar titullin e parë kampion në historinë e tyre. Ndeshja “finale” e sezonit ndaj Skënderbeut, e zhvilluar në “Zeqir Ymeri” të Kukësit dhe e vlefshme për javën e 35-të, përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.

Kukësi kampion, kundër Skënderbeut, penallti dhe dy të kuqe

Skënderbeu mbeti me 10 lotjarë që në minutën e 11-të kur Mici u ndëshkua me karton të kuq, por deri në fund të pjesës së parë korçarët luajtën mjaft mirë duke kontrolluar ndeshjen. Në minutën e 47 Emini fitoi një penallti të kontestueshme për Kukësin dhe Pejiç e shndërroi në gol.

Në minutën e 57 Latifi u pengua qartësisht në zonë dhe Jorgji nuk akordoi penallti, duke bërë që të shpërthenin protestat e korçarëve. Osmani u ndëshkua me karton të kuq për protesta, ndërkohë që në minutën e 93-të Pejiç shënoi dhe golin e dytë duke e mbyllur takimin. Që pas rastit të Latifit dhe deri në fund, Jorgji nuk dha dhe dy penallti të tjera, një për Kukësin dhe një për Skënderbeun.ps

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY