Grupimi “Dhjetor 90”, deklaratë për marrëveshjen Basha-Rama

Grupimi “Dhjetor 90”, deklaratë për marrëveshjen Basha-Rama

80
0
Shares

Grupimi”Dhjetor 90” publikoi sot një deklaratë për marrëveshjen e arritur nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me Kryeministrin Edi Rama.

Grupimi dhjetori 90 e përshëndet këtë marrëveshje dhe konsideron se arritja e saj shmangu një konflikt social shumë të rrezikshëm dhe krejtësisht të panevojshëm ndër shqiptarë. Sipas grupimit ky konflikt u afrua nga keq qeverisja dhe abuzimi ekstrem me pushtetin i mazhorances së rilindjes e cila në këto katër vite e largoj vendin nga rruga europiane e integrimit më shumë se kurrë në këto 27 vite pluralizëm politik.

Në vijim deklarata e ish-të rinjve të Lëvizjes Studentore qorton qëndrimin e disa diplomatëve në Tiranë.

“Në të njëjtën kohë ne s’mund ta neglizhojmë përçmimin që ndjejmë për shumë diplomatë dhe zyrtarë të lartë të BE-së dhe vendeve te tjera të vecanta , një pjesë e të cilëve fatkeqësisht nuk e duan Shqipërinë , një pjesë tjetër për fatin e tyre të keq jo se nuk e duan Shqiperine dhe integrimin e saj në Europe por janë zhytur dhe notojnë në vaskën e korrupsionit, krimit dhe drogës që ka ndërtuar klani i shumicës që drejton mazhorancën aktuale”, thuhet në këtë deklaratë.

“Dhe së fundi një vlerësim për Lulzim Bashën i cili me urtesine e tij prej celiku ja doli ta thyeje arrogancen e Edi Rames dhe mazhorances se tij .

Tani atij i mbetet të materializoj atë që ka premtuar për 90 ditë në Cadrën e Lirisë. Republika e Re që ai ka lancuar këtu e tre muaj më parë do të shihet e matet që ditën e hënë , ditë kur është paralajmëruar thirrja e seancës së jashtëzakonshme të Parlamentit të Vjetër, tek emrat që ai do të afrojë për “postet” teknike që prodhojë marrëveshja e tri ditëve më parë”, thuhet në deklaratën e nëshkruar nga kryetari i Grupimit, Bislim Ahmetaj. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY