Fier, sekuestrohen 86 kg drogë, nën hetim dy vëllezër

Fier, sekuestrohen 86 kg drogë, nën hetim dy vëllezër

80
0
Shares

Një sasi prej 86 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar në Fier.
Në kuadër të operacionit të koduar “Kurtaj”, ranë në pranga dy vëllezër
Altin Shyti, 36 vjeç dhe Teli Shyti, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Ngjeqar, Roskovec. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjetën 86 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e ndarë në dy fuçi plastike dhe në 5 thasë plastmasi me vakum.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua edhe 1 armë zjarri automatike, mjeti tip Toyota me targa AA 326 KE si edhe 1 motorçikletë tip Yamaha, e cila nga verifikimet paraprake, dyshohet se është e trafikuar në Shqipëri.
 Sipas burimve të policisë hetimet e para rezulton se lënda narkotike që u gjet në qeset e vakumit, ishte e përgatitur me qëllim trafikimin e saj jashtë vendit, me destinacion Italinë.
Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve Altin dhe Teli Shyti për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa  leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga Nenet 283, 283/a, 141/a dhe 278/2 të Kodit Penal.









 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY