Femrat e lënduara janë edhe më të këqiat kur vjen puna te hakmarraja. Një vajzë 23 vjeçare e cila kishte planifikuar të kalonte një natë me të dashurin e saj, është shëmbulli konkret për këtë gjë. Natalie Weaver dhe i dashuri i saj 26 vjeçar, Stephen Hall kishin menduar që ditën e diel ta kalonin duke dalë së bashku. Por gjërat nuk shkuan sipas planeve, pasi 26 vjeçari e ka anulluar takimin me të dashurën për të pirë birra me shokët. Sikur mos të mjaftonte me kaq, ai u kthye në orën 6 të mëngjesit në shtëpinë ku bashkëjetojnë. Pasi Natalie ishte mërzitur gjatë gjithë ditës vetëm, ajo planifikoi një hakmarrje shumë të bukur. Kur Stephen erdhi në orën 6 i dehur dhe u shtri të flinte, Natalie praktikoi të gjithë aftësitë e saj për të bërë makiazh në fytyrën e tij. Më pas e fotografoi dhe të gjitha fotot i postoi në rrjetet sociale, ku edhe u bënë virale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/