Nard Ndoka tregon çfarë tha dhe pse Edi Rama kërkoi dje takimin...

Nard Ndoka tregon çfarë tha dhe pse Edi Rama kërkoi dje takimin me Lulzim Bashën

116
0
Shares

Deputeti dhe kryetari i PDK Nard Ndoka ka treguar se çfarë ndodhi dje në tryezën mes partive politike në Kryesinë e Kuvendit që zgjati 2 orë, para se të ndodhte takimi kokë më kokë Rama – Basha.
I ftuar në Report TV, ai tregon se shpresat u rikthyen në momentin kur Kryeministri Edi Rama kërkoi takimin me Bashën.
“Një takim formal. Rama u shfaq siç është. Ashtu është i gatuar, një pjesë e ndihmojnë që ai të jetë më i lirshëm. Madje ai në një farë mënyre tha që paketa amerikane nuk ishte diskutuar fare me të.
E hodhi fajin tek amerikanët se sipas tij nuk ishte diskutuar kjo paketë. Pastaj ai filloi të flasë për përgjegjësinë që ai ka si kryeministër si e mendonte zgjidhjen e krizës se cilat ishin pengesat që mund të tejkaloheshin, por unë së bashku me Dukën e Dulen kemi pasur bisedë miqësore dhe ia ka kërkuar në shenjë përgjegjësie kombëtare që ai ishte personi i vetëm që ka vendimmarrjen.
Atëherë kur kishte humbur çdo shpresë, papritur e pa kujtuar, Rama kërkoi një takim me Bashën që u finalizua me pakt. Unë e çmoj këtë”, tregon kreu i PDK Nard Ndoka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY