Çadra e protestës mbyll misionin e saj, çmontohet pas 90 ditë qëndrese

Çadra e protestës mbyll misionin e saj, çmontohet pas 90 ditë qëndrese

176
0
Shares

Nën thirrjet “Basha kryeministër”, protestuesit e shumtë në çadër kanë  përcjellë në ditën e fundit të ekzistencës së saj, kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Ndërsa Basha, mbylli fjalimin e ti të fundit në këtë çadër me urimin “Zoti ju bekoftë ju kampion të zgjedhjeve të lira e të ndershme, themelues të Republikës së Re. Zoti e bekoftë Shqipërinë, zoti e bekoftë Republikën e Re”, kjo çadër e mbylli misionin e saj, ndërsa ajo u çmontua sot nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë ku u ngrit 90 ditë më parë, në 18 shkurt.
Ndërkohë, sot në mbrëmje, kreu i PD-së, Lulzim Basha ftoi protestuesit e çadrës së protestës në selinë e PD-së, pas mbylljes së saj.
Në sallën ku bëhen mbledhjet e grupit janë ulur qytetarët që qëndruan për 3 muaj në çadër.
Lulzim Basha mbajti një fjalim të shkurtër dhe më pas filloi festa.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY