Zhvillimet intensive në politikën shqiptare, që prej mbrëmjes së kaluar, ku dy liderët e politikës shqiptare Edi Rama dhe Lulzim Basha “janë ngujuar” në një takim midis tyre, po përcillet nga mediat, veç toneve optimiste, edhe me doza humori.
Lajmërimi që dy partitë, PD dhe PS kanë bërë për të mbledhur kryesitë respektive, për koincidencë në orën 17.00 të ditës së sotme, ka shërbyer si “motiv” për gazetaren e Top Channel, Elona Meco, për të lëshuar një shaka.
Ndërsa raportonte në lajmet e sotme të orës 15.00 për këtë TV, Elona u ndal edhe te mbledhjet e kryesive respektive, ku adresoi edhe batutën, “do zoti dhe PD dhe PS, nuk i zhvillojnë mbledhjet e kryesive së bashku…”.
DRON.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/