Më datë 17.05.2017, nga Shërbimet e Komisaraiteve të Policisë së Tiranës, është bërë e mundur kapja dhe vënia para përgjegjësisë penale e shtetasve:
– Amarild Tolja, 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka dërguar urdhërin për arrestimin e tij dhe dërgimin drejt shtetit Italian, për veprat penale “Pjesmarrje në oraganizatat kriminale me objekt trafikimin e drogës së llojit kokainë”, parashikuar nga Nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian.
– Ernest Marshi, 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 29.12.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga Nenet 89 dhe 278 të Kodit Penal.
– Agostin Nili, 53 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 16.03.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
– Irfan Merja, 40 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 03.05.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 40 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.
– T. Shquti, 30 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, se më datë 23.04.2017, dyshohet të ketë marrë një çantë, në pronësi të shtetasit K. E. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
– P. Vishkulli, 35 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim, nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr ë, se më datë 05.12.2016, dyshohet të ketë vjedhur argjendarin në të cilën punonte, ku ka marrë ku ka marrë 299.41 gr. flori dhe 475.65 euro, në pronësi të shtetases R. D. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/