Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur mitingun elektoral para grave të Elbasanit, për të refuzuar publikisht paketën McAllister.
“Nesër PS fillon fushatën elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit
Krizën e çadrës, PD do ta nxjerrë jashtë saj.
Maksimalisht garancitë për opozitën, janë përpjekje të pa bëra asnjëherë më parë.
Ne bëmë çdo përpjekje dhe përpjekjet tona për të adresuar çështjet që objektivisht janë të arritshme. Unë i jam lutur e shtrirë dorën opozitës, ‘hajde takohemi’, por ata kanë refuzuar. Ata kishin gjithë kohën për ti bërë gjërat siç duhet. Askush nuk është mbi ligjin. Zgjedhjet nuk janë lojë, por janë e drejtë e sovranit. Tani që i erdhën mend ne duhet të kthehemi nga e para. Ajo që është zhvilluar nuk është një negociatë. E kam thënë edhe në takim me Presidentin, çështja për mua është mbyllur. Nuk kemi çfarë negociojmë. Lulzim Basha e ka ofertën mbi tavolinë, të mbështetur nga SHBA dhe BE, ta pranojë”, shprehu refuzimin e tij për paketën McAllister, Edi Rama.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/