Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, në zbatim të nenit 35 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pas depozitimit të listës së kandidatëve nga Avokatia për anëtar të KLGJ-së, përcjellë në Kuvendin e Shqipërisë më datë 15 maj 2017 nga Komisioni i Pavarur Ad-Hoc i ngritur pranë Avokatit të Popullit, është duke kryer procedurat e verifikimit për plotësimin e kushteve ligjore të kësaj liste bazuar në dokumentacionin shoqërues të kandidatëve për KLGJ nga avokatia, që parashikon Kushtetuta dhe neni 19 i ligjit 115/2016.
Në përmbushje të detyrimeve ligjore të përcaktuara për Sekretarin e Përgjithshëm
pikat 2,3 dhe 4 të nenit 35 të ligjit të sipërcituar, ky i fundit gjatë verifikimit, ka konstatuar se disa kandidatë të cilët sipas Komisionit Ad-Hoc të Verifikimit pranë Avokatit të Popullit janë vlerësuar se plotësojnë kriteret kushtetuese dhe ligjore, kanë mangësi në dokumentacion ligjor, që provon plotësimin e parashikimeve të nenit 19 të ligjit.
Për sa më sipër, Sekretari i Përgjithshëm bazuar në parashikimet e pikës 3 të nenit 35 të ligjit, i ka komunikuar këtyre kandidatëve sot më datë 17 maj 2017, përmes postës elektronike të deklaruar, mangësitë që kanë në dosje duke përcaktuar një afat 5 ditor (brenda datës 22 maj 2017) plotësimin e dokumentacionit të kërkuar.
Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm paralelisht iu është drejtuar zyrtarisht edhe institucioneve shtetërore përkatëse, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë për të përcjellë këtë dokumentacion të munguar në dosjet e kandidatëve të cilët sipas Komisionit Ad-Hoc të Verifikimit pranë Avokatit të Popullit janë vlerësuar se plotësojnë kriteret kushtetuese dhe ligjore.
Në zbatim të nenit 286 të ligjit 115/2016, Sekretari i Përgjithshëm ka vënë në dijeni me shkresën 1450/1 datë 15. 5. 2017 dhe
1450/2 datë 17. 5. 2017 edhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit për të gjithë veprimet e mësipërme të deritanishme të ndjekura prej tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/