Grabitet makina e bankës me armë, po transportonte 1 milion euro

Grabitet makina e bankës me armë, po transportonte 1 milion euro

135
0
Shares

Makina e një banke që po transportonte 1 milion euro është grabitur me armë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pikëkalimit kufitar Kosovë-Serbi, më saktësisht në Jarinje, para pak minutash.
Sipas gazetametro.net në Policinë e Kosovës, është grabitur makina e cila transportonte paratë për bankat në relacionin Serbi – Kosovë.
Ka pasur edhe të shtëna me armë, por nuk ka pasur të lënduar. Mirëpo, sasia e parave që është vjedhur, thuhet të jetë e konsiderueshme.
“Transporti që shoqërohet nga ana e policisë së Kosovës prej kufirit e këndej, ka hasur në sulm të armatosur rreth 300 metra larg nga kufiri në territorin e Kosovës. Sulmuesit kanë pasur për qëllim grabitjen e parave. Ka pasur të shtëna nga të dyja palët që kanë zgjatur disa minuta . Nuk dihet nëse ka të vrarë dhe të plagosur, si dhe nëse sulmuesit kanë arritur të grabisin paratë”, kanë thënë burimet, duke shtuar se në automjetin e blinduar ka pasur valuta në euro dhe dinarë në vlerë rreth 1 milion euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY