Policia ka sekuestruar 43 kg cannabis. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve paraprake kanë rënë në pranga 4 persona, përgjegjës për drogën e gjetur. Të arrestuarit janë ferdinand topi agron kurti pëllumb boja lajdan boja
Lënda narkotike u gjet e futur në thasë të zinj, e bërë gati për tu shitur në Tiranë.
Njoftim i policisë
Specialistët e Sektorit të Krimit të Organizuar në Dtrejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe një pune hetimore të mirëorganizuar brenda 24 orëve, kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion I koduar”Qereka”.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit
• Ferdinand Topi 48 vjeç,banues në Qerekë, Krujë;
•Agron Kurti 39 vjeç, banues në Qerekë, Krujë;
•Pëllumb Boja 35 vjeç, banues në Qerekë, Krujë;
•Lajdan Boja 24 vjeç, banues në Qerekë, Krujë
Arrestimi I tyre u bë pasi më datë 16.05.2017, në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për
Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ferdinand Topi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale rreth 43 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
• dy peshore elektronike dore;
• një automjet tip Benz në pronësi të shtetasit Agron Kurti;
• një automjet tip Golf në pronësi të vëllezërve Boja dhe
• 4 aparatë telefoni celular.
Të arrestuarit u kapën në flagrancë duke përgatitur lëndën narkotike, futur në thasë me ngjyrë të zezë, me qëllim për ta shitur në qytetin e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/