Një emigrant i paligjshëm shqiptar në Britani është dënuar me burg pasi u kap me 4 kilogramë kokainë të pastër.
Mësohet se i riu shqiptar, 25 vjeç, një student i diplomuar në fushën e inxhinierisë, kishte shkuar në Britani për të punuar dhe për të ndihmuar për trajtimin e të atit në një spital në Tiranë. Elton Muja si fillim kishte nisur të punonte në një lavazh makinash, ndërsa më pas kishte rënë dakord të merrej me trafikim droge për më shumë të ardhura.
Prokurori i çështjes, Kevin West tha në gjykatë se policia e kishte parë teksa futej në një makinë me çantë. Më pas u ndalua në kopshtet Marston dhe u arrestua më 4 Prill. Muja, i cili nuk kishte adresë fikse, pranoi krimin e posedimit të drogës së klasit A me qëllim trafikimin.
Adrian Eissa, nga pala mbrojtëse, tha se Muja ishte një njeri i arsimuar, i cili kishte mbërritur në Britani për të fituar para për trajtimin e të atit që kishte probleme serioze me mushkëritë. Gjykatësi i gjykatës në Luton, Philip Bartle, e dënoi shqiptarin me katër vite e gjysmë burg ndërsa 1 280 paundët që iu gjetën do të konfiskohen.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/