Vlorë, arrestohet 34 vjeçari me dy identitete, i dënuar në Itali me...

Vlorë, arrestohet 34 vjeçari me dy identitete, i dënuar në Itali me 9 vjet burg

114
0
Shares

Policia ka arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit italian.
Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Bregu, 34 vjeç, banues në Vlorë.
Më datë 16.05.2017, Komisariati pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur kapjen e Ilir Bregu-t në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Gjykata e Apelit Firence/Itali ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar (nr. 211/2014 SIEP dt.05.06.2014) dhe e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite e 10 muaj burg për veprën penale “Pengmarrje dhe mbajtja pa leje e armëve”, parashikuar nga neni 605 të Kodit Penal Italian dhe nenet 10 & 14 tëLigjit nr.497/74.
Gjithashtu, bëjmë me dije se ky shtetas me qëllim për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare dhe asaj të huaj, ka përdorur edhe identitetin tjetër si: Isuf Dulaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY