PROJEKTLIGJI & GJOBAT/ Pasuria e deputetëve do kontrollohet një herë në dy...

PROJEKTLIGJI & GJOBAT/ Pasuria e deputetëve do kontrollohet një herë në dy vjet

127
0
Shares

Deputetët do të jenë objekt i kontrollit dhe i verifikimit të ligjshmërisë së pasurive. Të 140 deputetë të Parlamentit Shqiptar do t’i nënshtrohen kontrollit të ligjshmërisë së pasurive të deklaruara si dhe hetimit për pasuritë e fshehura brenda dhe jashtë vendit.
Kështu parashikojnë ndryshimet e miratuara nga Parlamenti në ligjin për deklarimin e kontrollin e pasurive, raporton Shqiptarja.com.
Ndryshimet reflektuan rekomandimin GRECO-s, që parashikonte se: “Deklarimet e pasurive të deputetëve të jenë objekt i kontrolleve të plota dhe më të shpeshta”.
Në këtë kuadër, neni 9 i projektligji ndryshoi nenin 25/1 të ligjit ekzistues, duke zvogëluar intervalin kohor të kryerjes së kontrollit të plotë të pasurisë së deputetëve, 1 herë në 2 vjet.
Por, meqenëse edhe afati kohor në ligjin ekzistues nuk është zbatuar për shkak të arsyeve të ndryshme, ligji i ri detyron ILDKPKI të nisë sa më parë kontrollin e pasurisë së 140 ligjvënësve.
Gjatë shqyrtimit dhe miratimit të ndryshimeve në ligj, ekspertët e misioneve të EURALIUS dhe OBDAT, i kërkuan Kuvendit që të rriste numrin e inspektorëve të ILDKP.
“Për sa më sipër, Kuvendi duhet të marrë në konsideratë faktin se rritja e shpeshtësisë së kontrolleve do të kërkonte në një të ardhme të afërt edhe rritjen e burimeve njerëzore të ILDKPKI-së. Shtimi i numrit të inspektorëve dhe ndihmës-inspektorëve do të mundësonte zbatimin rigoroz të ligjit dhe një kontroll më cilësor të deklaratave të subjekteve deklaruese. Aktualisht, ILDKPKI-ja përbëhet nga 57 punonjës, prej të cilëve 24 janë inspektorë dhe ndihmës inspektorë për një volum pune prej 1400-1500 kontrollesh të plota dhe hetimesh administrative në vit. Për rrjedhojë, çdo binom inspektor dhe ndihmës inspektor realizon 125 dosje/ kontrolle të plota në vit ose 10,5 dosje në muaj”, thanë ekspertët.
ildkpki, gjobat per deputetet

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY