EMRI/ Shkon për ti vjedhur banesën, polici italiani plagos me armë shqiptarin

EMRI/ Shkon për ti vjedhur banesën, polici italiani plagos me armë shqiptarin

109
0
Shares

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në orët e para të ditës së sotme pasi është qëlluar me armë nga një polic italian.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Giugliano, Kaserta, Itali ku shqiptari i identifikuar si Eugen Çami është qëlluar me armë nga një punonjës policie.
Nga të dhënat e para është mësuar se Çami, bashkë me dy shqiptarë të tjerë kishin shkuar për të vjedhur në banesën e policit kur është qëlluar në mesnatë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në një zonë me vila ku shqiptarët duket se kishin shkuar për të bërë goditjen e radhës, shkruajnë mediat italiane.
Ata ishin diktuar fillimisht nga qeni roje i policit dhe më pas ky i fundit ka qëlluar me armë duke e lënë të plagosur shqiptarin Eugen Çami.
Polici pretendon se ndaj tij është qëlluar fillimisht nga shqiptarët dhe më pas ai është përgjigjur, duke lënë të plagosur njërin prej tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY