Zbardhet dëshmia dhe denoncimi që ka bërë babai i 16-vjeçares Blerta Pepa në Polici, për vdekjen e vajzës pas një operacioni në një spital privat në Tiranë.
Mësohet se prindërit e Blertës i kishin lajmëruar mjekët që do kryenin operacionin, se vajza e tyre ishte pak alergjike, por ata i janë përgjigjur se nuk ka ndonjë problem, dhe se e kanë parasysh këtë gjë.
Mjeku që e ka operuar vajzën është ortoped gjerman, dhe i kishte dhëne garanci prindërve të saj që operacioni ishte diçka e thjeshtë.
Por siç raporton Panorama, bazuar në dëshminë e babait të vajzës në Polici, mësohet se mjekët pas operacionit kanë thënë se vajza kishte pasur komplikacione gjatë ndërhyrjes dhe temperaturë. Ata kanë pritur që vajzës t’i dale narkoza, por e reja nuk ia ka dalë dot, dhe prindërit kanë marrë lajmin e rëndë nga bluzat e bardha pas mesnate.
Mësohet se operacioni në këtë spital kushtonte 3500 euro, dhe prindërit e vajzës kanë paguar 1500 euro paraprakisht, ndërsa pjesën tjetër, do ta dorëzonin pas ndërhyrjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/