DETAJE/ Vdekja e adoleshentes në spital, e vërteta e mjekut anestezist

DETAJE/ Vdekja e adoleshentes në spital, e vërteta e mjekut anestezist

111
0
Shares

Një 15-vjeçare humbi jetën  gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju në një spital privat në Tiranë.
Familjarët e Blerta Pepës tregojnë se vajza do kryente një ndërhyrje kirurgjikale për meniskun dhe ligamentin.
Operacioni i planifikuar për tu kryer “në orën 10:00 të mëngjesit (15 maj 2017) ishte bërë në orën 19.30 të darkës duke qene se doktori i huaj që bëri ndërhyrjen duhej të ikte sot në Greqi ku gjithashtu punon” tregon daja e vajzës. 
Policia informon se ngjarja është shënuar rreth orës 01:00.
Në njoftimin e policisë që u shpërnda mëngjesin e sotëm thuhej se “Mjeku anestezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje (duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekësor”.
Por familjarët e mjekut anestezist por dhe drejtori i spitalit, ku ndodhet i shtruar, e kanë hedhur poshtë këtë deklaratë të Policisë. Ata kanë deklaruar se mjeku 53-vjeçar, Tefik Zhurda, ka pësuar infarkt nga tronditja.  
Vajza kishte pësuar një dëmtim në meniskun e këmbës, gjatë një aktiviteti fizik në orën e fizkulturës në shkollë. Pas kësaj prindërit e kanë dërguar vajzën në spitalin privat ku është vendosur ndërhyrja.
Policia në njoftimin e saj thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekësor e 15-vjeçares.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY