Një person i moshës 69 vjecar vrau veten me një armë gjahu që mbante në shtëpi.
Më datë 14.05.2017, në lagjen 5 Maji Elbasan, në banesë, në kushtet e depresionit nervor, është vetëplagosur me armë gjahu “Teke” shtetasi P.Z, 69 vjeç, njofton policia.
Shtetasi është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan por më pas ka ndërruar jetë.
Arma e gjahut u sekuestrua nga grupi hetimor në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal.DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/