Pollo: Paketa e McAllister bazë e mirë, por ka nevojë për zhvillim

Pollo: Paketa e McAllister bazë e mirë, por ka nevojë për zhvillim

136
0
Shares

PD kërkon të marrë pjesë në zgjedhje, por do garanci minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kështu u shpreh deputeti i PD, Genc Pollo në studion e lajmeve të Ora News.

Pas vizitës së zyrtarit amerikan Yee, Pollo u shpreh se shpreson që në këto 24 orë të ketë një negociatë mes palëve. Ai tha se paketa e ofruar  nga McAllister është një bazë e mirë, por që ka nevojë për zhvillim.

Pollo tha gjithashtu se protesta e 13 majit ishte një test për opozitën.

Pjesë nga intervista

Pollo:
 Opozita dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, por me garanci minimale që këto zgjedhje të jenë normale dhe nëse kjo gjë është e mundur le ti japim kësaj mundësie shansin për tu realizuar.

Pyetje: Çfarë nënkuptoni ju me garanci minimale se deri tani të gjitha kërkesa tuaja i kanë konsideruar kërkesa maksimale…

Pollo:
 Kjo varet se ku e vë vizën, po ta vësh më lart e bën më maksimale po ta vesh më poshtë e quan relative, kjo është një çështje që nuk është e shkruar në gur. Por një qeveri që është e formuar në atë mënyrë që i bind të gjithë, përfshi edhe skeptikët, por në mënyrë të arsyeshme jo të ekzagjeruar, një qeveri që nuk do të interferojë në procesin zgjedhor dhe kjo e sotmja nuk është e tillë që të ngjallë besim kjo do e knaqteë opozitën dhe elaborimi i të gjitha mundësive për të future elektornikën në të gjitha hallkat e votimi, idenfitikimi i votuesit, votimi elektronik, numërimi i votës së hedhur së bashku me mazhorancën dhe aplikimi i asaj që mund të bëhet, do të marri kohën e vetë. Nuk besoj që edhe një socialist i thekur por i sinqetë do ti quante ekstreme dhe asnjë ndonjë ndërkombëtar i pasinqertë do ti quante ekstreme.

Pyetje:
 Jeni gati të tërhiqeni nga qeveria teknike?

Pollo:
 Ajo që unë ju thashë është një qeveri teknike e formuluar në mënyrë të tillë që të japë bindjen për shkak të riformulimit, nuk bëhet fjalë për këtë qeveri që është, por e fromuluar ndryshe që të ngjallë besimin që nuk do interferojë në fushatë sic kanë treguar shenjat apo raporti i OSBE në 2015.

Pyetje: A po negociohet në këto momente?

Pollo:
 Unë shpresoj që të negociohet, shpresoj që cdo përpjekje ndërkombëtare që bazohet në kuptimin objektiv të gjendjes në vend dhe me dëshirën e mirë për të gjetur një zgjidhje do të ishte pozitive. Duhet ta pranojmë që këtu jemi, ka një tentativë, mund të jetë me dëshirën e mirë por mënyra si janë servirur gjerat mund të mos e bëjë shumë të frytshme. Mund të ketë një tentativë tjetër, por nuk di ndonjëgje të madhe vetë dhe nuk e kënaq dot kuriozitetin tuaj dhe të publikut. Nëse mundësia jepet sot dhe nesër për të arritur eksplorimin e arsyeshëm të shtrirë në kohë në mënyrë të arsyeshme të përdorimit të elektronikës në procesin zgjedhor dhe një qeveri që do të përdoret në mënyrë të tillë.

Pyetje: A i garantonte këto paketa McAllister, duke qenë se edhe zoti Yee tha se ishte një ofertë e mirë?

Pollo:
 Mund të quhej një bazë e mirë, por që ka nevojë për zhvillim

Pyetje:
 Çfarë zhvillimi, ishin 4 portofole ministrore, AP, KQZ?

Pollo: Po pra AP, Drejtori i Komunales megjithë respektin që kemi, ishte edhe Presidenti, por Presidenit ska të bëjë me zgjedhjet dhe e dyta sipas kushtetutës dhe një rregulli që është formuar e emëron mazhoranca e ditës. Nëse PD ka ngritur çadrën për të marrë pushtete që nuk i takojnë sipas përfaqësimit që ka në parlament do të tradhëtonte kauzën në një farë mënyrë. PD ka dalë vetëm për zgjedhjet.

Protesta e 13 majit ishte një test

Pollio:
 PD bëri një test, ftoi popullin të dilte në rrugë. Rezultoi jo vetëm me prani më të madhe, por edhe nga përvoja ime ata që morën pjesë në marshimin e të shtunës ishin edhe më të motivuar. OraNews.TV

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY