Nuk ka platformë amerikane për krizën, Yee inkurajon projektin Mc Allister

Nuk ka platformë amerikane për krizën, Yee inkurajon projektin Mc Allister

98
0
Shares

Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen, ka deklaruar sot në një drekë me gazetarë, ndihmës zëvendës sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Sipas burimeve të para nga dreka me gazetarët mësohet se ai ka thënë se zgjedhjet janë më të mira kur ka një përfaqësim më të gjerë. Është e drejtë e partive të mos marrin pjesë në to, ka thënë ai, sipas raportimit të gazetares Marsela Karapancio nga news 24.

Në lidhje me faktin nëse do të njihen zgjedhjet pa opozitën ai është shprehur se SHBA do të njohë zgjedhjet nëse certifikohen nga OSBE dhe BE.

Në fund ka thënë se zgjidhja duhet të vijë nga liderët politikë dhe dhuna nuk ka vend në një vend demokratik. Sipas tij nuk ka paketë amerikane por paketë Mc Allister që partitë duhet ta pranojnë atë dhe qe sipas tij Rama e pranon.

Kur ta shohim të arsyeshme do ti themi edhe zotit Rama se e ka gabim, ka theksuar ai.DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY