FOTO/ Vlorë, sekuestrohen dy gomone, dyshohet se do përdoreshin për trafik droge

FOTO/ Vlorë, sekuestrohen dy gomone, dyshohet se do përdoreshin për trafik droge

106
0
Shares

Policia ka sekuestruar dy mjete lundruese në Vlorë të cilat dyshohet se do të përdoreshin për trafik droge drejt Italisë. Policia e Shtetit njofton se dy gomonet u sekuestruan gjatë një operacioni të koduar “Stuhia”, për të parandaluar kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike.
1 –  Më datë 15. 05. 2017, rreth orës 11:00, në lagjen “11 Janari” brenda në një ish-magazinë pranë zonës së quajtur “Pusi i Mezinit”, është konstatuar një mjet lundrues tip “Gomone” me gjatësi 7.8 m dhe gjërësi 2.9 m, me 2 motora të markës “Merkuri” dhe “Suzuki”.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Vlorë ndaj shtetasit K. Xh., për veprat penale “Mosdeklarimi i zotërimit dhe mbajtjes” dhe “Mungesa e matrikullimit ose regjistrimit”, parashikuar në nenet 23 dhe 24, pika 1 e ligjit 8663, viti 2000 për mjetet lundruese.

2 –  Më datë 15. 05. 2017, rreth orës 13:00, në zonën e Dhërmiut, rreth 2.5 milje larg bregut të detit, është konstatuar një mjet lundrues tip “Skaf plastik”, me gjatësi 6 m dhe gjerësi 2.1 m, me 1 motor të markës “Yamaha”, i cili u gjet i ndezur por pa persona në bord.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mungesa e matrikullimit ose regjistrimit”, neni 24, pika 1 e ligjit 8663, viti 2000 për mjetet lundruese.

Nga hetimet e përbashkëta, dyshohet se dy mjetet lundruese mund të përdoreshin për trafikimin e lëndëve narkotike me destinacion drejt shtetit italian.
Vijojnë kontrollet e territorit tokësor dhe ujor me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari kriminale.
gomone1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY