Pasi ndërtoi profilin gjenetik të vrasësit të komisarit Artan Cuku, dhe pas këqyrjes së kujdesshme të kamerave të sigurisë së pallatit të të ndjerit, mësohet se policia është në rrugë shumë të mbarë për gjetjen e autorit të krimit.
Ajo tashmë i ka orientuar hetimet drejt një personi me precedentë. Rreth një muaj pas krimit, grupi hetimor që po merret me çështjen, ka marrë një telefonatë, e cila identifikonte personin e shfaqur në videon e regjistruar pranë vendit ku u vra ish drejtori i Policisë së Vlorës.
Mësohet se Policia nisi verifikimin dhe rezultoi se mes emrit të dhënë nga telefonuesi dhe personit në video kishte një përputhje të madhe fizike. Nisur nga kjo e dhënë, policia i kanalizoi hetimet në këtë drejtim. Autori i dyshuar rezulton të jetë një person me precedent penalë dhe ka qenë i arrestuar në Vlorë në periudhën kur Cuku mbante detyrën e Drejtorit të policisë së këtij qarku, raporton BalkanËeb.
I njëjti person mëoshet se ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale pak kohë më parë dhe për këtë arsye policia ka marrë AND-në e të dyshuarit, për ta krahasuar me atë që u gjet nga provat biologjike në hollin e pallatit ku u vra Artan Cuku. Rezultatet e këtij krahasimi do të përcaktojnë vijimin e hetimeve në këtë pistë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/