Deputetja e PD ironizon: Vajmedet o Edi Rama, hyn si “trim” me...

Deputetja e PD ironizon: Vajmedet o Edi Rama, hyn si “trim” me helikopter në Shkodër, për të bërë “cubin” me një grua

115
0
Shares

Sjellja e sotme e kryeministrit Edi Rama ndaj kryebashkiakes së Shkodrës, ka nxitur reagime të shumta.
Deputetja e PD-së Mimoza Hajdarmataj, ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin, për mënyrën prej frikacaku, i cili hyri në Shkodër me helikopter, dhe sjelljen e tij pastaj si trim e si cub me një grua.

Postimi i plotë i Mimoza Hajdarmatajt në “Facebook”

mimoza hajdarmataj vogel

Mimoza Hajdarmataj

Vajmedet o Edi Rama.
Zbret me helikopter në Shkodër për të sulmuar një grua…
Më erdhi neveri sot teksa ndoqa pak live, kryeministrin (si “trim” që është nuk hyri nga toka por nga ajri në Shkodër), teksa bënte “cubin” duke sulmuar një grua, një nënë, një qytetare shkodrane , një model të zyrtares që nuk ul kokën nga shantazhet e tij….
Dështimet e qeverisjes tënde, refuzimet e investimeve dhe fondeve publike në infrastrukturë e shërbime, përmes mllefit që ti ke ndaj Veriut, tashmë janë të njohura publikisht, prandaj nuk ka me pasë “Voltanë” që ka me të shpëtu nga zemërimi i shkodranëve e gjithë shqiptarëve.
Nuk ka shpëtim për Republikën e Vjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY