Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi dhënë disa detaje në lidhje me takimin që aleatët e PD-së së bashku me PD-në zhvilluan me zyrtarin e DASH, Yee. Shehi tha se sot iu është ofruar paketa e McAllister.
“Sot na është ofruar oferta e McAllister. Ishte një takim i vlefshëm, ndoshta më i vlefshmi i muajve të fundit. Të gjitha partitë e opozitës që morën pjesë në takim ishin dakord unanim mbi qëndrimin për të negociuar një datë tjetër të zgjedhjeve, jo atë të 18 qershorit. Nuk ka pasur zë kundër, qëndrimi ka qenë konstruktiv. Bashkë me zotin Basha me shpresën që të na jepet zgjidhje tjetër. Sot na është ofruar 18 qershori dhe se mund të vazhdojnë dhe pa ne. Do kemi shans dhe 2 apo 3 ditë për të negociuar një datë tjetër. Unë uroj që të vazhdoj për së mbari kjo punë. Është në proces negociatash”, tha Shehi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/