Anija e Forcës Detare shqiptare “Oriku”, me mision në detin Egje, ka kryer gjatë ditës së sotme një operacion kundër trafikut klandestin.
Stafi i anijes”Oriku” rreth orës 16:50 të ditës së sotme diktoi dhe verifikoi një gomone me klandestinë e cila, e kishte pikënisjen nga brigjet turke dhe kishte destinacion brigjet greke.
Menjëherë pas diktimit të gomones me kladenstinë stafi i anijes “Oriku” mori masat e nevojshme dhe menjëherë njoftoi anijen komandë Braderburg si dhe anijet e RB turke, greke dhe Frontex.
Pas njoftimit që iu bë anijeve të tjera Anija “Oriku” është marrë me shoqërimin e gomones në brigjet e greke dhe njoftoi autoritet e portit të Kiosit sepse në rajon nuk ka pasur asnjë mjet tjetër pjesë e misionit.
Operacioni përfundoi në 17:30 më mbërritjen në breg të anijes me klandestinë. Bëhet me dije se në gomonë ishin 50-60 emigrantë.
Ky nuk është rasti i parë në të cilën anija “Oriku” bëhet pjesë e një misioni shpëtimi. Vetëm pak ditë më parë anija “Oriku” ndihmoi në shpëtimin e disa klandestinëve në brigjet e detit Egje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/