Kryeministri Rama ka postuar sot për të satën herë një foto ku bën kosh por ka zemëruar jo pak ndjekësit e tij të cilët ia kanë ia kanë bërë një propozim për vettingun: të kontrollojnë shtëpitë e ministrave të tij sa luksoze, të mëdha dhe pasuri tregojnë e më pas të bëjnë krahasim me ish-ministrat e qeverive të tjera.
Rama ende nuk është përgjigjur por në mesazhe të tjera nuk resht të mbroje veten dhe qeverinë që për rritjen ekonomike e cila doli nga 1 për qind vetëm pasi lanë Shqipërinë afro 200 mijë të varfër përgjatë vitit 2015.
Ndërkohë një tjetër komentues i ka thënë se shumë shpejt do të kthehet në profesionin e vjetër.
Disa nga komentet:
L.H: “ Nje kerkese kisha i nderuar! Meqe po kembngul kaq shume per vetingun sikur ju te jeni ne te ndershmit e Shqiperise e ata tjeret me hajdutat e Shqiperise! Hajde te shkojme ne shtepine e deputetit ose ministrit tuaj futemi brenda dhe te shohim sa te justifikuar e ka luksin qe jeton? Shtepine zgjedhe ti”
B.SH: “ Po per ty e diel e qete eshte se nuk te mungon asgja ne kete bote, po populli qe te dha voten ty e ka marre pa blue , rrum sade.Futja e ban kosha , po zgjedhjet e ardhshme ke per te shenuar autogol e do biesh direkt ne kategorine e trete”.
B.K: “ Shume shpejt do kthehesh ne profesionin e vjeter,te pergezoj!”
Disa nga komentet dhe pergjigjet e Ramës:
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/