Një 53 vjeçar është vënë sot në pranga.
Policia e Elbasanit ka bërë të mundur arrestimin e tij, pasi ishte shpallur në kërkim prej një muaji. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për shtetasin Shkëlqim Gjata, banues në Elbasan.
53-vjeçari më 16 prill të këtij viti në fshatin Selvias, duke drejtuar mjetin “Ford” me targa AA 990 GP është përplasur me një karrocë, ku ndodheshin babë e bir, V.M., 33 vjeç dhe F.M., 9 vjeç, banues në fshatin Dasar. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/