Kreu i PD, Lulzim Basha i ka shprehur një mirënjohje të vecantë sot edhe partive aleate të opozitës që i janë bashkuar protestës për zgjedhje të drejta dhe të lira.
“U shpreh mirënjohjen e thellë të gjithë aleatëve të koalicionit tonë opozitar. Mirënjohje për të gjithë ju anëtarët, mbështetësit dhe drejtuesit e partive opozitare.
Sot, keni të drejtë të ndiheni krenarë për besnikërinë që u keni dhënë qytetarëve dhe kauzës të drejtë të zgjedhjeve të lira.
Personalisht, si kryetar i opozitës së bashkuar ndihem me fat, si askush tjetër në historinë 27 vjeçare të pluralizmit, për mbështetjen dhe besimin e tuaj të patundur ndaj meje dhe Partisë Demokratike”, thuhet në një njoftim të PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/