Nga bulevardi në selinë blu, ja si e presin kreun e PD-së

Nga bulevardi në selinë blu, ja si e presin kreun e PD-së

95
0
Shares

Pas përfundimit të tubimit paqësor që PD organizoi në bulevardin Dëshmorët e Kombit, kreu i demokrartëve mbërriti në selinë blu i shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, kreu i PR Fatmir Mediu dhe ish-aleati i Ramës Eduart Ndocaj. Me ovacione e thirrje “Rama ik”, simpatizantet dhe mbeshtetesit demokrate degjuan edhe nje tjeter fjalim te shkurter te Bashes para tyre.
“Vëllezër dhe motra, me përkushtimin tuaj e keni vrarë frikën e cdo zemre të shqiptari dhe shqiptareje, Shqipëria sot merr frymë me shpresë, besim dhe vendosmëri se kurajo juaj, qëndresa juaj, bashkimi juaj e mposhti të keqen.
Kjo është shtëpia e demokratëve, kjo është shtëpia e lirisë, pra e cdo shqiptari që ndihet apo do të jetë i lirë.
Tani e gjithë Shqipëria është shtëpia jonë e lirisë dhe republika e re, e vetmja e vërtetë dhe e drejtë që njohim ligjërisht.
Tani shpallëm së bashku të vetmen rrugë drejt republikës së re, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe këto e dini ju, e di unë, e di bota mbarë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme do ketë vetëm me një qeveri teknike, opozita e shpalli, opozita e thirri por e juaja është merita, e juaja ishte sakrifica e juaj dhe jona do jetë përgjegjëesia për ti shkuar deri në fund. Zoti ju bekoftë ju, zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha nga selia blu.

Pas kësaj deklarate, protestuesit janë larguar paqësisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY