Marina Vjollca është shfaqur e veshur me fustanin e nusërisë, dhe duket kaq e bukur, si një princeshë.
Marina Vjollca ka kohë që është në lidhje me reperin nga Kosova, Getoar Selimin.
Madje është raportuar se gjatë këtij viti romancën e tyre çifti do ta kurorëzojë me martesë.
E në vazhdën e kësaj duket se Marina Vjollca ka nisur t’i bëjë edhe përgatitjet e para. Por në fakt e vërteta e fotove të publikuara në llogarinë personale në Instagram, është se ajo ka sfiluar në një event mode e veshur me vellon e nuses.
Marina shihet tejet e bukur dhe elegante në fustanin e bardhë ndërsa neve na mbetet të shohim se si do të duket në ditën e martesës me Getin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/