Një helikopter ka mbërritur në vendin bllokimit të dy efektiveve të komisariatit të Tepelenës që prej dje po qëndrojnë në kanionet mes Progonatit dhe Nivicës.
Shefi i Rendit të Policisë së Tepelenës, Roland Zhapa, dhe oficeri i policisë, Fejzo Meçi, prej mbrëmjesh së djeshme janë bllokuar në një zonë të vështirë në fshatin Progonat të njësisë Kurvelesh.
Pas alarmit te tyre per ndihme, helikopteri i nisur nga Tirana dhe shtabi i emergjencave mberrijne ne vendin ku janë bllokuar dy efektivët. Ata kishin dalë për inspektim të zonës si pjesë e aksionit antikananis dhe monitorimit te zones.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/