Vrasja e Besnik Pudjas/ Prokuroria jep emrat e 3 të akuzuarve

Vrasja e Besnik Pudjas/ Prokuroria jep emrat e 3 të akuzuarve

99
0
Shares

Prokuroria ka komunikuar ditën e sotme akuzën ndaj Alges Licit, Dritan Buzos dhe Halit Dushës. Të tre këta shtetas akuzohen për mos kallëzim krimi për vrasjen e Besnik Pudjas në 7 shtator të vitit të shkuar.
Ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorëve të cilët akuzohen edhe për mbjellje dhe kultivim të lëndëve narkotike, pasi na kapanonin ku u gjet i pajetë 36 vjeçari Pudja, u gjetën dhe prova që faktojnë se aty kultivohej dhe përpunohej kanabis sativa.
Besnik Pudja u gjet i vrarë me një plumb në kokë në shtatorin e vitit 2016, në Kollogjesh të Shëngjergjit.
Fillimisht në media u raportua se Pudja kishte kryer vetëvrasje, por pas ekspertizës së policisë doli që nisur nga trajektorja e plumbit, dëshmitë kontradiktore të personave të pranishëm në vendngjarje, nga pozicioni i trupit të pajetë dhe i armës me të cilën pretendohej se ishte kryer vetëvrasja prokuroria ka dalë në konkluzionin se kemi të bëjmë me vrasje dhe i lë detyrë policisë të zbardhë ngjarjen dhe të identifikojë autorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY