Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka deklaruar sot se deri ditën e tij të fundit në zyrën e Kreu të Shtetit, do të vazhdojë të ndërmarrë përpjekjet për të ridimensinuar rëndësinë e kompromisit në çështjet e ndërtimit të shtetit, ndërtimit të demokracisë në funksion të integrimit europian.
Deklarata e tij u bë nga Prishtina, gjatë një takimi me homologun kosovar Hashim Thaçi, ku të dy iu përgjigjën pyetjeve nga gazetarët.
“Gjatë zhvillimeve në kontekstin politik, – tha Nishani, – unë kam ndërmarrë deri në ditët e fundit, përpjekjet e mia për të ridimensuar rëndësinë e kompromisit në çështjet e ndërtimit të shtetit, ndërtimit të demokracisë, në funksion të integrimit europian. Situata që kemi në Shqipëri ne nuk e ndihmon procesin, por ne nuk e ndalojmë procesin, se ai është një zgjedhje e shumicës dërrmuese dhe jo e politikanëve”.
Më pas, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar Nishanin me medaljen “Urdhri i Lirisë” të Kosovës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/