Njëri nga të arrestuarit sot në Lezhë, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që u kap me nëntë mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë është djali i një biznesmeni ndërtimesh, i ekzekutuar në vitin 2013-të.
“BalkanWeb” raproton se Stavro Kotorri 18 vjeç, i arrestuar sot bashkë me një të ri tjetër teksa transportonin një çantë me nëntë mina me telekomandë është djali i Hikmet Kotorrit që u vra 4 vite më parë në Tiranë.
Biznesmeni i ndërtimit u ekzekutua në oborrin e pallatit të tij në rrugën “Besnik Sykja” në vitin 2013 me 7 plumba, ndërsa ka qenë duke folur në telefon me një mikun e tij nga Kukësi.
Policia dyshon se atentatorët ishin tre persona që i kishin zënë pritë, por ndonëse ka pasur disa pista ngjarja mbetet ende e pazbardhur.
Dyshimet e grupit hetimor, por edhe të familjarëve të Hikmet Kotorrit, lidhen me një konflikt 5-vjeçar që 44-vjeçari kishte për një pronë (godinë e vjetër) pranë Ambasadës Amerikane.
Dyshimet kryesore u orientuan tek dy vëllezër nga Kukësi, pronarë lokalesh e kazinosh, me të cilët Kotorri nuk kishte rënë në ujdi për ndërtimin e një pallati, te Rruga e Elbasanit. Por ndërsa policia nuk ka arritur të gjejë prova mbetet ende enigmë motivi i ngjarjes, ashtu edhe autorët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/